Peticioni ‘Vendoseni Kosovën në Apple Maps’ mbledh afro 80 mijë nënshkrime – numri vazhdon të rritet çdo minutë

0
Gjigandi

Një numër i madh shqiptarësh i janë bashkuar thirrjes për vendosjen e Kosovës në hartë.

Peticioni drejtuar kompanisë së njohur Apple, vjen pasi kufijtë e Kosovës nuk ekzistojnë në hartën e tyre, duke bërë që Kosova të jetë pjesë e Serbisë sipas hartës.

Pas Dua Lipas, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Rita Orës, e cila e ka publikuar foton në llogarinë e saj në Instagram dhe ka etiketuar profilin zyrtar të Apple në këtë rrjet social.

Por edhe shumë e shumë të tjerë po vazhdojnë të mbështesin këtë peticion, numër që deri më tani ka mbërritur në afro 80 mijë.

RonaTyra

Gjithsesi, një reagim ka ardhur edhe nga serbët.

Nga atje ka filluar një peticion duke kërkuar që Kosova të mos vendoset në Apple Maps.

Për momentin, përdoruesit mund ta shohin Kosovën në Apple Maps si pjesë e së Serbisë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu