“Nesër në protestë”/ Shoqata e bareve reagon pas mbylljeve të diskove: Nuk jemi ne vatër infeksioni, por spitalet

0
Gjigandi

Shoqata e Bareve i kërkon qeverisë të tërhiqet nga vendimi për mbylljen e aktiviteteve të clube-ve të natës dhe diskove duke thënë se pasojat ekonomike dhe falimentit tyre do të jetë edhe më i rëndë se vetë COVID-19. Ata paralajmërojnë se ditën e nesërme në orën 12:00 do të mbajnë një protestë para Kryeministrisë, pikërisht për këtë çështje.

Shoqata e Bareve e cilëson këtë vendim absurd, ndërsa shton se vatër e virusit nuk janë baret dhe clube-t por spitalet Covid.

Duke parashtruar disa kërkesa Shoqata e Bareve thekson që të mos mbyllet aktiviteti në ambientet e jashtme dhe të shtohen masat distancuese anti-covid, por që për respektimin e tyre të jetë përgjegjësi individuale pa penalizuar biznesin që është në prag falimentimi.

“Kërkojmë 1.Të shtohen masat distancuese, pa mbyllur aktivitetet e bareve me ambiente të jashtme.
2. Nuk ka prova që baret me ambiente të hapura të jenë vatër shpërndarje për virusin.
3. Të monitorohen masat individuale te klientëve pa penalizuar biznesin qe është ne kushte falimenti
4. Të mbështetet sektori i argëtimit.
5. Ne në sipërmarrjet tona kemi zbatuar me rigorozitet të lartë të gjitha udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë përsa i përket masava kundër Covid-19. Secili të mbajë përgjegjësinë e tij.

Ndërkohë apelojmë të gjithë individët që operojnë në këtë sektor, të na bashkohen në protestën e nesërme që do të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 12.00″, shkruhet në deklaratën e tyre.

RonaTyra

Ditën e sotme qeveria vendosi mbylljen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu