BERZH prezanton raportin e tranzicionit, Sejko: Çmimet do të vijojnë të mbeten të larta, politika…

0
BERZH prezanton raportin e tranzicionit, Sejko: Çmimet do të vijojnë të mbeten të larta, politika…
Gjigandi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ishte sot i pranishëm në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2021-2022.

Ndërsa e konsideroi raportin një moment të rëndësishëm diskutimi dhe reflektimi mbi sfidat që kanë përpara ekonomitë e rajonit, Sejko theksoi se mbajtja e këtij takimi me prani fizike përcjell një mesazh të rëndësishëm.

“Ekonomia botërore po lë pas ditët më të këqija dhe pasojat më të rënda të pandemisë me të cilën ajo është përballur gjatë dy viteve të fundit. Megjithatë, në horizontin tonë si politikëbërës – por edhe në përditshmërinë e jetës ekonomike të çdo biznesi dhe familjeje – është shfaqur një sfidë e re. Sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet e vendosura, kanë sjellë një rritje të shpejtë të çmimeve të ushqimeve, të naftës, të produkteve energjitike dhe të lëndëve të para, në tregjet ndërkombëtare. Ndonëse pasiguria është e konsiderueshme, informacioni i disponuar sugjeron se këto çmime do të vijojnë të mbeten të larta, të paktën dhe gjatë pjesës së mbetur të vitit 2022.

” u shpreh Sejko.

Guvernatori Sejko theksoi gjithashtu se Shqipëria dhe rajoni po përballen me një realitet të ri çmimesh dhe pasigurie në tregjet botërore.

RonaTyra

“Si ekonomi të vogla dhe të hapura, ne nuk mund t’u shpëtojmë pasojave të këtij realiteti. Në vija të përgjithshme, ekonomia shqiptare do të përballet me kosto shtesë për familjet, bizneset dhe bilancet e sektorit publik, për një horizont jo të shkurtër kohor. Pasuguritë për ekonominë janë shtuar dhe këto çmime do të vijojnë të mbeten të larta, të paktën dhe gjatë pjesës së mbetur të vitit 2022, vlerëson Banka e Shqipërisë. Sipas Guvernatorit Sejko inflacioni do të qëndrojë mbi objektiv edhe për pjesën më të madhe te dy viteve të e ardhshme. Nisur nga kjo, politikat e qeverisë duhet të mbështesin shtresat në nevojë që preken më shumë nga rritja e çmimeve.”

theksoi ndër të tjera Sejko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu