“Nëse mediat do kritikonin Kate do kishin ndërhyrë”- Meghan Markle akuza familjes mbretërore se favorizuan kunatën e saj

0
Gjigandi

Meghan Markle është shprehur se nëse kunata e saj Kate Middleton do të kritikohej vazhdimisht në shtyp, familja mbretërore do të kishte ndërhyrë.

Daily Mail raporton se Dukesha u tha miqve të saj se familja mbretërore britanike do të kishte ndryshuar politikën mediatike për Kate dhe do të shmangte tabloidet.

“Meghan tha se askush nuk do merrej me të dhe sistemi i thyer e i vjetëruar do të ishte rishikuar,”– tregoi një burim.

37 vjeçarja beson se nëse tabloidet do ishin kthyer kundër Kate dhe kunata e saj do i nënshtrohej të njëjtit trajtim do ishin bërë ndryshime.

Javën e kaluar, Meghan dhe Princ Harry vendosën që të ndërpresin bashkëpunimin me katër media britanike përfshirë edhe Daily Mail, e akuzën e përhapjes së lajmeve të rreme.

RonaTyra

“Meghan u shpreh se pallati mbretëror favorizoi kunatën e saj dhe do kishte sulmuar tabloidët në Britani,”- shtoi burimi. “Ndaj Harry duhej të merrte një vendim për djalin dhe Meghan.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu