Lidhjet e shëndetshme kërkojnë përkushtim, zemërgjerësi dhe respekt të ndërsjellë.
Por, porsa ta keni shpenzuar së bashkë një kohë të caktuar në lidhje, me siguri se filloni t’ia bëni vetes pyetjen e madhe: a duhet të martohem?
Nuk ka asgjë magjike rreth martesës, ajo vetëm i forcon lidhjet e shëndetshme dhe i shkatërron lidhjet e këqija.
Lidhjet romantike janë komplekse. Pra, nëse dëshironi të keni lidhje të shëndetshme, ju dhe partneri duhet të përkushtoheni që ajo të funksionojë.
Duke i ndjekur këshillat e duhura, ju mund ta bëni të suksesshme lidhjen dhe martesën.
Më poshtë ekspertët i tregojnë disa prej shenjave që i kanë lidhjet e shëndetshme, e të cilat shërbejnë si indikatorë se jeni të gatshëm për martesë.
– E doni dhe e respektoni njëri-tjetrin
– Mund të jeni vetvetja pranë njëri-tjetrit
– E keni gjetur një mënyrë të barabartë për t’i ndarë përgjegjësitë
– Keni miq të përbashkët, por edhe miq ndaras
– Ju pëlqen të rrini me njëri-tjetrin
– Komunikimi mes juve dyve është shumë i mirë
– Që të dy e ndjeni energjinë dhe pasionin mes juve dyve
– Gjeni kohë për t’u argëtuar
– E përkrahni njëri-tjetrin që të avancoheni.