Nëse keni përdor një maskë të tillë (me valvul) për t’u mbrojtur nga Covid-19, këtë duhet ta lexoni patjetër

0
Gjigandi

Nëse keni përdorur një maskë të tillë me një valvul, e cila njihet ndryshe si “N95 Mask”, mund të jeni duke i bërë më shumë dëm vetes.

Meqenëse është e mundur të transmetoni koronavirusin edhe nëse nuk shfaqni simptoma, CDC rekomandon të mbuloni fytyrën për të mbrojtur të tjerët. Sigurisht, mund të blini maska të ndryshme, t’i qepni vetë me copa të ndryshme, t’i blini gjithashtu, por ekspertët paralajmërojnë të mos përdorni maska ​të tipit N95 me një valvul frymëmarrjeje.

Maska respiratore N95, që kanë një valvul të dukshme jashtë, filtrojnë ajrin që thithni, por jo ajrin që nxirrni. Njerëzit mund t’i preferojnë këto maska, ​​pasi e kanë më të lehtë frymëmarrjen me to, por edhe për faktin se fytyra është më e fresket dhe mbart më pak lagështi brenda maskës. Por CDC deklaron se një respirator N95, me një valvul të jashtme, siguron të njëjtin nivel mbrojtjeje sa ata që nuk kanë një maskë të tillë. Por ato nuk duhet të vendosen në rastet kur duhet të ruhet një zonë sterile, si në një dhomë operacioni. Kjo, për shkak se valvula lejon që ajri që del të ‘ndotë’ zonën sterile.

Paul Albrecht, menaxher në Departamentit e Urgjencës në Sistemin Shëndetësor të Klinikës “Mayo”, shton se, nëse kolliteni ose teshtini, ju i detyroni grimcat e ajrit të dalin nga të çarat e maskës. Meqenëse vendosja e një maske ka për qëllim të mbajë pikat orale infektive nga spërkatja ndaj të tjerëve, kjo rrezikon vërtet përhapjen e koronavirusit.

Në të vërtetë, CDC tha se maska​ N95 në përgjithësi (me ose pa një valvul frymëmarrjeje) duhet të vendosen vetëm nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, të cilëve u kërkohet të kalojnë trajnime për të siguruar përdorimin dhe përshtatjen e duhur. Ato janë të nevojshme në spitale dhe nuk rekomandohen për përdorim publik.

RonaTyra

Ndonëse frymëmarrja në një maskë pëlhure të thjeshtë ose të ripërdorshme pa valvul mund të jetë më e vështirë, tregoni mirësjellje dhe mbroni të tjerët duke e vendosur sa herë që jeni në një situatë publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu