Pak ditë më parë, revista “Who” zbuloi se aktorja bukuroshe, Olta Gixhari, është në pritje të ëmbël. Këtë lajm e konfirmoi edhe vetë Olta me anë të një fotoje, ku shfaqej me partnerin e saj dhe shkruante: “Mami dhe babi”.
Aktorja do të bëhet nënë për herë të parë, megjithatë shtatzënia duket se ka ndikuar mjaft mirë tek ajo. Olta ka publikuar një video, ku duket në formë mjaft të mirë dhe shkëlqen nga nuri i shtatzënisë.
Bukuroshja e ekranit është komentuar gjithmonë për format e saj perfekte dhe shtatzënia duket se do të ndikojë vetëm për mirë në pamjen e saj të jashtme.