Në muajin mars këngëtarja e njohur Katy Perry, dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë përmes këngës “Never worn white”

0
12
Gjigandi

35-vjeçarja është në pritje të një vajze me partnerin e saj, Orlando Blom.

Këtë të hënë këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagrami një video të ekos së foshnjës.

Në eko vogëlushja duket sikur nxjerr gishtin e mesit dhe nuk ka munguar një përshkrim epik nga Katy.

“Kur vajza jote e palindur të nxjerr gishtin e mesit nga barku. Gëzuar ditën e nënës për mua”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë në video dëgjohet zëri i saj dhe i Orlandos teksa qeshin me “veprimin” bijës së tyre.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu