35-vjeçarja është në pritje të një vajze me partnerin e saj, Orlando Blom.
Këtë të hënë këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagrami një video të ekos së foshnjës.
Në eko vogëlushja duket sikur nxjerr gishtin e mesit dhe nuk ka munguar një përshkrim epik nga Katy.
“Kur vajza jote e palindur të nxjerr gishtin e mesit nga barku. Gëzuar ditën e nënës për mua”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë në video dëgjohet zëri i saj dhe i Orlandos teksa qeshin me “veprimin” bijës së tyre.