Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Mihrije Braha dje ka festuar ditëlindjen e 52-të.
Me rastin e ditëlindjes ajo ka pranuar urime të shumta nga familjarët dhe shoqëria e saj, por padyshim se urimin më të mirë e ka pranuar nga burri i saj, këngëtari i njohur, Naim Abazi. Naimi përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.
Mihrija që nga paraqitja e parë skenike, arriti të krijojë lidhshmëri me audiencën dhe gjithmonë në paraqitjet e saj barti sharmin dhe elegancën, që e posedon edhe tash.
“Shumë Kërkova” është titulli i këngës me të cilën bëri bujë.
“Moj syzeza”, “Refuzova”, “Ma kadal”, “Turbulenca”, “Minire moj motër”, e shumë këngë tjera u interpretuan shumë mirë nga këngëtarja, e cila tash e sa vite është pjesë e skenës.