Mozzik po i mban fjalët për një verë ‘flakë’.
Mozzik në kohën kur po paralajmëronte publikimin e albumit, tha se kjo verë do jetë e frytshme për të dhe fansat e tij dhe ashtu po del të jetë.
Sipas statistikave të “Billboard Albania”, reperi ka rezultuar për të katërtën javë radhazi më i dëgjuari nga këngëtarët shqiptarë në trojet shqiptare, kjo falë super projekteve të fundit.
Lajmin e ka ndarë edhe vet Mozzik në profilin e tij në Instastory.