Intelektualët i humbin hijeshinë triumfit, rrezikojnë suharekasit duke thyer rregullat anti-Covid

0
Gjigandi

Kosova është në mesin e vendeve më të prekura nga COVID-19 në ditët e fundit.

Veç sot (e diel), nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë janë njoftuar 220 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë regjistruar tetë vdekje.

Por, kjo situatë e rënduar me COVID-19 në Kosovë, nuk i ka penguar tifozët e Dritës, Intelektualët, që në numër të madh të udhëtojnë për në Therandë.

Ata në qendër të qytetit të Thernadës janë mbledhur për të festuar triumfin e Dritës në Superligën e Kosovës, duke mos respektuar as distancimin social, e as vendosjen e maskave.

Është për t’u çuditur se si ende nuk ka ndërhyrje të policisë, që lejojnë rrezikimin e shëndetit të qytetarëve me mbledhjen masive të tifozëve.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu