Fansat shqiptarë nuk e pritën mirë një veprim të fundit të Gashit.
Reperi Gashi së fundmi e ka ndarë me ndjekësit një fotografi në të cilën e ka treguar këmbën.
Ajo se çfarë nuk u ka pëlqyer aspak fansave shqiptarë ishte fakti se ai i kishte lyer thonjët e këmbës me ngjyrë portokalli.
Ky gjest nuk është pritur fare mirë nga ta, andaj e kanë kritikuar dhe ‘masakruar’ me komente.
“Gashi ndalo, mos na e bëj neve këtë. Mendova se je shqiptar”, ishte një koment ndërsa dikush tjetër i kishte shkruar: Shqiptarët nuk i lyejnë thonjët.