Historia e Katie Piper, prezantuesja bukuroshe televizive britanike së cilës ia shkatërroi fytyrën me acid për hakmarrje ish i dashuri xheloz, bëri xhiron e botës përpara 12 vjetësh. Pas vitesh të tëra vuajtjesh, dhjetëra operacioneve, e terapive pafund, ajo ka arritur më në fund ta rindërtojë jetën e saj.
Edhe pse i dukej e vështirë ta rigjente dashurinë, sot ka një bashkëshort që e adhuron dhe dy vajza të mrekullueshme.
Katie ishte 24 vjeç kur një burrë i paguar nga ish i dashuri i hodhi acid në fytyrë.
Për shumë kohë, donte të vdiste. Nuk e imagjinonte dot që dikush mund ta dashuronte ashtu, të shfytyruar. Richard James Suttonin e takoi në 2013. Dy vjet më vonë, bënë dasmën.
“ Kur u njohëm, Richard fliste e fliste. Më shikonte drejt enë sy e nuk i përmendi kurrë shenjat e mia. Nuk ia hidhte fare sytë, që unë të mos ndihesha keq. Më bëri të ndihem e qetë dhe me besim te vetja”, kujton ajo. Katie rrëfen gjithashtu sesi ish-i i saj, Danny e kishte marrë në telefon një natë përpara ngjarjes, dhe i kishte thënë të përgatitej për një surprizë “ që do t`i ndryshonte jetën”. “ Kur ndodhi, e kuptova që ai e kishte organizuar sulmin”, thote ajo.
Në kohën që trajtohej në spital nga plagët, Katie, që nga acidi humbi dhe shikimin e njërit sy, nuk komunikonte dot me prindërit përvecse me shkrim. Dhe në copën e parë të letrës që shkroi, iu lut atyre ta vrisnin. Sot sigurisht, nuk mendon më asgjë nga këto, por shijon jetën në krah të një njeriu që e do shumë.