Mësoni si t’ju ndihmojë ventilatori i furrës gjatë pjekjes së ushqimit

0
Gjigandi

Në kohën e tashme, shumica e shportave kanë ventilator në furrë. Ventilatori e qarkullon ajrin e nxehtë, gjë që i pjek më shpejt gjellët, gurabijet më shpejt skuqen, mishi bëhet më krokant për një kohë të shkurtër

Te përdorimi i furrës me ventilator duhet të kihet kujdes për disa rregulla.

Është me rëndësi të dini që ventilatorit t’ia shtoni 20 gradë. Pra, nëse në recetë ju është propozuar që ushqimi i cili piqet në 200 gradë, nëse përdorni ventilatorin, rregullojeni në 180 gradë.

Për dallim nga furrat e zakonshme, nëse furrën e keni me ventilator, nuk është e nevojshme ta nxehni më herët. Te disa modele ekziston rreziku të digjet. Nëse piqni mish, tortë, gurabije, bukë apo simite – nuk është e nevojshme ta nxehni më parë.

Ajri i cili shpejt qarkullon, dukshëm shton shpejtësinë me të cilën nxehtësia transmetohet në ushqim. Kjo është shumë e dobishme kur dëshironi që sipërfaqja e ushqimit të cilin e gatuani të marrë ngjyrë të gështenjtë, për shembull kur gatuani mish të pjekur apo bukë.

RonaTyra

Furrat me ventilator nuk janë aq të mira kur gatuani ushqime delikatese, si p.sh., krem karameleje dhe ëmbëlsira të cilat mund të digjen shumë shpejt.

Kur bëni biskota të vogla, varësisht çfarë efekti dëshironi, duhet të tini a duhet ta përdorni ventilatorin apo jo.

Ajri i nxehtë i cili qarkullon, garanton që në gjithë furrën temperatura të jetë e qëndrueshme. Natyrisht, disa recetave u është i nevojshëm përpunimi i kujdesshëm termik.

Është shumë me rëndësi termometri i furrës gjatë përdorimit të ventilatorit. Termometri vihet brenda në furrë dhe ndihmon të vlerësoni cila është temperatura.

Vendoseni në rrjetë ku e vendosni ushqimin për gatim, për shkak që temperatura në pjesën e poshtme të furrës është e ndryshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu