Mësojini fëmijët tuaj të mërziten

0
67
blank
Gjigandi

Dikush ka thënë dikur se mërzia është e çmuar, më shumë sesa mund ta imagjinojmë. Kjo është arsyeja pse herë pas here duhet të përpiqemi të mërzitemi, vetëm pak, për të stimuluar krijimtarinë tonë.

Gjithashtu ne duhet t’ua mësojmë atë fëmijëve tanë, mërzitja nënkupton, t’u japim atyre mundësinë për të zhvilluar këtë gjendje mendore që mund të sjellë përfitime të ndryshme. Një pushim nga gjithçka mund të jetë e mirë për fëmijët tanë sepse u jep atyre mundësinë që të gjejnë veten brenda një hapësire të lirë në të cilën mund të lundrojnë.

Në fakt, mërzia ndihmon për të rikuperuar dimensionin me veten, por jo vetëm, ajo lejon mendjen tonë të hapet dhe të eksplorojë universet paralele me shumë kreativitet dhe stimuj të rinj. Në fakt, gjithçka që nuk marrim nga jashtë, duke përjetuar një moment të ngadaltë, vjen nga brenda.

Kjo ndodh me ne, kur marrim kohë për t’u mërzitur dhe për të gjetur një aleat të vlefshëm për ëndrrat e ditës dhe për zhvillimin e krijimtarisë. Kjo gjithashtu ndodh edhe me fëmijët tanë, ne duhet të sigurojmë që situatat e ndërprerjes lindin nga stimuj të jashtëm për të mobilizuar burimet e brendshme.

Shkolla, detyrat e shtëpisë, sporti, angazhimet me miqtë, a keni kuptuar ndonjëherë se sa plotë është axhenda e fëmijëve tuaj? Dhe kjo është normale sepse si prindër ata na angazhojnë të pushtojmë çdo moment të jetës së tyre. Është e qartë se është thelbësore që fëmijët të jenë aktiv dhe të stimuluar nga jashtë, por është gjithashtu e drejtë t’u jepni atyre një hapësirë të ngadaltë dhe të lirë, brenda së cilës ata mund të mësojnë të zbulojnë ndjenjat e tyre në heshtjen e mërzisë.

Hiqni tabletat dhe video-lojërat, fikni televizorin dhe për një ditë lejini pa lojëra ndijore dhe shumëngjyrëshe. Fëmijët tanë janë mësuar aq shumë të marrin stimuj nga jashtë saqë shpesh humbasin interesin për ato që kanë. Por tani, ka ardhur koha që ata të mërziten pak, t’i kenë lirinë të zbulojnë ndjenjat e tyre, të eksplorojnë emocionet e tyre dhe botën e brendshme që ndoshta as nuk e dinë se e kanë. Kështu, jo vetëm që do t’ju duhet t’i lejoni ata të mërziten, por duhet t’i planifikoni ditët e tyre me kujdes, duke futur edhe momente pa asgjë.

Idetë, imagjinatat, intuitat truri i aktivizon vetëm kur nuk merr stimuj të jashtëm: lërini fëmijët tuaj të mërziten, ata do t’ju habisin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu