Po të dëgjohet serbi i çoroditur, sigurisht lajmi do të bëjë bujë

0
Gjigandi

Sinisha Mihajlloviqi është i njohur për qëndrime antishqiptare, por që të bën që të qesh, kur ai ka inati me klubin e madh portugez dhe habit që kërkon edhe përjashtimin e klubit! E, po të dëgjohet serbi i çoroditur, sigurisht lajmi do të bëjë bujë.

Ende mbizotëron një tension shumë i lartë midis Sinisha Mihajlloviqit dhe Sportingut të Lisbonës. E gjitha filloi në verën e vitit 2018, kur klubi portugez ndërpreu kontratën trevjeçare të trajnerit serb pas vetëm 9 ditësh me pretekstin e dështimit të kalimit të periudhës së provës.

Një vendim kundër të cilit Mihajlloviq do të apelojë në KAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv), duke kërkuar resoektimin e kontratën.

Kjo është arsyeja pse vetë Mihajlloviq mban një qëndrim shumë të ashpër, duke kërkuar nga UEFA përjashtimin e Sportingut nga kupat e Evropës.

Qëndrimi i Sinisha Mihajlloviqit

RonaTyra

“Që nga fillimi i vitit, kur klubi njohu borxhin për herë të parë, Sportingu nuk ka bërë asgjë përveçse po përpiqet të vonojë pagesën. Në muajt e fundit klubi ka bërë propozime të shumta për shlyerje, por kur u bë e qartë se e gjithë kjo kishte për qëllim vetëm shtyrjen e pagesës, unë vendosa të përfshij UEFA-n. Vetëm atëherë Sportingu bëri një pagesë të pjesshme. Kjo sjellje është e papranueshme dhe nëse do të më detyrojnë t’i drejtohem përsëri në UEFA-s për të marrë shumën e plotë, do t’i shkoj deri në fund, madje edhe nëse kjo do të thotë të kërkosh përjashtimin e Sportingut nga garat e UEFA-s”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu