‘’Të tjerë duam, të tjerë na duan dhe me të tjerë përfundojmë”, sido që të shkojnë gjërat, e rëndësishme është që të shmangni meshkujt e lindur në shenjat e mëposhtme sepse nuk meritojnë dashurinë tuaj.
GAFORRJA: Vajza nëse në jetën tuaj sapo ka hyrë një mashkull Gaforre, mos u mendoni dy herë për t’i dhënë duart. Na besoni, do t’i kurseni vetes shumë probleme. Burrat dhe djemtë e lindur në këtë shenjë janë po aq , a mos më shumë dramatikë, sa femrat Gaforre. Nuk janë kurrë të kënaqur me atë që ju bëni në lidhje, dinë vetëm të ankohen, të viktimizohen dhe mendojnë se duhet t’u shkoni gjithmonë pas fillit. Me pak fjalë, nuk meritojnë as kohën dhe dashurinë tuaj.
AKREPI: Sharmi i Akrepit nuk ka të krahasuar me asgjë tjetër. Ai do përpiqet t’ju bëjë për vete me të gjitha mënyrat, duhet ta pranojmë që është një nga shenjat më karizmatike dhe joshëse të zodiakut, por vetëm më pas shfaq fytyrën e tij të vërtetë. Mashkulli Akrep është manipulator i lindur dhe xheloz i sëmurë. I pëlqen t’i rrotullojë gjërat sipas qejfit të tij, duke të bërë të ndihesh keq sepse nuk je në lartësinë e tij. Të duhen akoma arsye për të mos i besuar?
PESHQIT: Me siguri u habitët që gjetët edhe Peshqit në mesin e shenjave që duhet të shmangni, por ja që edhe shenja më romantike e zodiakut ka anët e saj të errëta. Burrat dhe djemtë e lindur në këtë shenjë janë kokëfortë dhe fatalistë, nuk duan ta pranojnë se në lidhje ka edhe momente dobësie, por mendojnë direkt fundit. Ata do t’ju persekutojnë gjithë kohës me dyshime, pyetje të pafundme dhe presion të vazhdues.