Dyshja e njohur Armie Hammer dhe Elizabeth Chamber i kanë dhënë martesës 10 vjeçare në mënyrë krejt të papritur.
Ka qenë vetë aktori që ka njoftuar ndarjen nga bashkëshortja nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale. Vendimi është marrë paqësisht nga të dyja palēt dhe dyshja do të mbajnë njē raport të shëndoshē miqësor për hir tē fëmijëve.
“Trembëdhjetë vjet si miq të ngushtë, shpirtra binjakë, partnerë dhe më pas prindër. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, por bashkë, kemi vendosur të kthejmë faqe dhe t’i japim fund martesës sonë.
Ndërsa hyjmë në këtë kapitull tjetër, fëmijët tanë dhe marrëdhënia si prindër dhe miq të dashur do të mbetet përparësia jonë. E kuptojmë se ky lajm do të hapë debate në publik, por në interes të fëmijëve dhe familjes sonë, ne gjatë kësaj kohe kërkojmë intimitet, dhembshuri dhe dashuri.”- ka shkruar Armie në postim.
Dyshja janë prindër të dy fëmijëve 5 dhe 3 vjeç.