Mënyra se si të rriturit lidhen me fëmijët lë gjithmonë shenja në personalitetin e tyre dhe rrjedhimisht në jetën dhe të ardhmen e tyre. Shumë shpesh ne nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur mënyrës sesi u drejtohemi fëmijëve. Ndodh të bëjmë premtime që nuk i mbajmë dhe i ngrijmë ato shpesh dhe me dëshirë me frazën fatale “jo tani, më vonë” dhe kjo “më vonë” nuk vjen kurrë.
Për shkak se ekziston gjithmonë një angazhim tjetër për të punuar, gjithmonë ka një takim që nuk mund ta shtyjmë, jemi të lodhur, me pak fjalë shpesh nuk arrijmë t’i mbajmë premtimet tona – të mëdha apo të vogla – që u bëjmë fëmijëve tanë. Dhe duke bërë kështu, pa dashje, ne u themi atyre se të rriturit nuk mund t’i besohet dhe se ata nuk interesohen shumë për ta. Sigurisht që nuk është e vërtetë, por shpjegojani një fëmije…
Shkurt, morali i gjithë kësaj bisede është se duhet t’i kushtojmë shumë më tepër vëmendje dhe të përdorim shumë më tepër takt kur t’u drejtohemi fëmijëve. Sepse fjalët që janë thënë (ose nuk janë thënë) peshojnë si gurë dhe lënë shenja që me kalimin e kohës dëmtojnë.
Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje, para së gjithash, mënyrës në të cilën u tregojmë atyre disponimin tonë. Jo vetëm që duhet të jemi të kujdesshëm se si i korrigjojmë, por edhe se si ua tregojmë dashurinë tonë.
Mes të rriturve ne e dimë kur dikush na do, edhe nëse nuk e tregojmë me gjeste dashurie. Për fëmijët është ndryshe, ata kanë nevojë për shfaqje të prekshme të afeksionit. Një përkëdhelje në kokë, një puthje në faqe, një dorë që e përkëdhel në shpinë. Për një fëmijë nuk ka asgjë që krahasohet me ngrohtësinë dhe kontaktin fizik, për t’i treguar se ne e duam atë.
Por jo vetëm kaq: një fëmijë i merr parasysh premtimet, kështu që mos i thoni fjalët pa u menduar mirë. Herë tjetër mendohuni mirë kur t’iu vijë në mendje fraza e famshme ” jo tani, më vonë”…