Rep-artija e cila bëri bujë që nga paraqitja e saj e parë, është padyshim Melinda Ademi. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke postuar fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Ditën e djeshme (e shtunë), reperja e publikoi këngën e saj të re me titull “24 Bars”, për të cilën i njoftoi fansat përmes rrjeteve sociale.
Projekti muzikor përngjante më shumë më një ‘freestyle’, ku për një minutë ajo ndërroi mënyrën e këndimit sipas instrumentalit të lëshuar.
Por, si duket Melinda nuk e lë me kaq. Nga një postim tjetër, ajo ka sqaruar se projekti kishte qenë vetëm një parapërgatitje për muzikën e radhës.
“’24 Bars’ ka qenë vetëm një nxehje para këngës së re. A ju ka pëlqyer?”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Mes tjerash, imazhi i ndarë tregon linjat trupore të saj, teksa mban të veshur një fustan të shkurtë me ngjyrë sikurse të trupit.