Na është krijuar ideja se të famshmet nuk kanë imperfeksione dhe as nga shtatzënia trupi i tyre nuk pëson ndryshime të mëdha. Por nuk është kështu! Shembulli i fundit që e vërteton këtë është këngëtarja Katy Perry, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë.
Ajo është fotografuar në plazh nga Daily Mail, e veshur me rroba banje, me barkun e rrumbullakosur dhe me disa kilogramë më tepër. Katy dukej teksa po shijonte një ditë të nxehtë në plazh, e shkujdesur, me flokët e rrëmujshëm, ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim në ekran dhe duhet ta themi që na pëlqeu shumë kështu.
Në fakt, kemi nevojë të shohim sa më shumë të famshëm jashtë atyre kornizave që i shohim gjithmonë dhe pa filtrat e Instagramit që na kanë lodhur aq shumë.