Përplasja fizike me Princ William, Harry zbulon të tjera detaje nga episodi tronditës

0
Gjigandi

Princi Harry pretendon se vëllai i tij Princi William donte që duka ta godiste atë gjatë një sherri mbi Meghan Markle.

Duka i Sussex foli për incidentin e vitit 2019 për herë të parë që kur e përshkroi atë në librin e tij, “Spare”, në një video të re nga intervista e tij e ardhshme në ITV me Tom Bradby.

Në intervistën që transmetohet të dielën, 38-vjeçari pohoi se William “dëshironte që Harry ta godiste atë” pasi e goditi i pari.

“Zgjodha të mos e bëj,” tha Harry. “Ajo që ishte ndryshe këtu ishte niveli i zhgënjimit. Unë flas për zemërimin ekstrem që kisha për kaq shumë vite dhe pashë këtë zemërim tek ai.”

Harry u bë kryefjalë e mediave të mërkurën kur dolën pjesë nga libri i tij, duke detajuar një sherr fizike me William. Harry akuzoi vëllain e tij të madh se e quajti gruan e tij, “të vështirë”, “të vrazhdë” dhe “gërryes” gjatë një debati në Nottingham Cottage, duke pretenduar se Princi i Uellsit më pas e sulmoi atë.

RonaTyra

Harry-t kujtoi se ra mbi një tas qeni që u thye nën shpinën e tij. Ai pretendoi se kishte mbetur me një lëndim të dukshëm. Sidoqoftë, Harry i tha Bradby-t se ai në fund të fundit dëshiron “pajtim” me anëtarët e familjes së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu