Beatrix Ramosaj shpeshherë përmes postimeve në rrjete sociale, i bën dedikime emocionuese babait të ndjerë.
Njësoj veproi edhe së fundi, ajo me anë të disa videove të realizuara shumë vite më parë e kujtoi babanë, duke shkruar fjalë prekëse kushtuar tij.
“Dashuria jote do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Të dua dhe më mungon engjëll”, ka shkruar këngëtarja sipër njërës video.
Ndërsa, në një tjetër, ajo shkruan “Disa ditë janë më të vështira sesa të tjerat…Më mungon babai im në parajsë sot. Urime ditëlindja në parajsë babai im i bukur”.