Renovon

0
Gjigandi

Bayern Munih ka njoftuar se portieri Manuel Neuer ka rinovuar kontratën deri në qershor të vitit 2023.

“FC Bayerni është shumë i lumtur dhe i kënaqur që Manueli ka rinovuar kontratën e tij deri më 30 qershor 2023. Manuel është portieri më i mirë në botë dhe kapiteni ynë”, ka thënë shefi i përgjithshëm i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge.

Reprezentuesi gjerman i ishte bashkuar Bayernit në verën e vitit 2011 dhe ka qenë njëri prej figurave kyçe në klub gjatë kësaj periudhe.

“Në javët e izolimit si pasojë e pandemisë korona, unë nuk desha ta merrja vendimin sepse askush nuk e dinte se kur dhe si do të vazhdonte futbolli në Bundesligë. Ishte e rëndësishme për mua që të vazhdoj punën me trajnerin tonë të portierëve”, tha Neuer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu