Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, dje (e diel) festoi ditëlindjen e 30-të.
Ndonëse shquhet për sharmin dhe elegancën e saj, biondja numëron vite të shumta karrierë si prezantuese në formate të ndryshme televizive.
Me rastin e ditëlindjes, ajo pranoi urime të shumta nga miqtë e familjarët dhe jo vetëm.
Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, biondja prezantoi edhe dhuratat që ka pranuar gjatë ditës së saj speciale.
“E bekuar nga Zoti për njerëzit që rrethohem. Mirënjohëse pafund për çdo urim që më keni bërë. Ju dua”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.
Ajo aktualisht është duke e drejtuar emisionin e saj “Klanifornia”, e cila nuk është ndalur për asnjë moment edhe këtë kohë pandemie globale.