Ardian Hasa firmosi dhënien me qira të një makine luksoze që sipas kontratës duhet ta përdorte për 12 orë shtetasi Rigers Miha, arrestuar në fillim të korrikut si transportues dhe njëri nga trafikantët e 9 shtetasve sirianë.
Në vazhdën e këtij aksioni edhe pse automjeti i dhënë me qira për 50 euro paraprakisht u sekuestrua e për këtë shkak duhej të mbahej bllokuar si prove materiale, pronari konstatoi nga GPS përdorimin e saj nga policia.
Ardian Hasa shikoj unë makina xhiro nëpër Elbasan, sa në lokal e sa në mal, kjo është skandaloze.
Pas këtij zbulimi të kryer përmes GPS, qytetari ju drejtua policisë së Elbasanit, por pasi nuk mori përgjigje, Hasa dorëzoi kërkesë në prokurorinë e posaçme SPAK.
Ndër vite policia dhe prokuroria janë kritikuar për përdorimin e automjeteve te sekuestruara ndaj te cilave nuk ka vendim gjyqësor që ato te kalojnë ne favor te shtetit.