Luana Vjollca është bërë e famshme edhe jashtë kufijve. Moderatorja e njohur shqiptare ka pozuar për revistës prestigjioze “Moda Trukey” në Turqi.
Luana është në kopertinën e revistës dhe është shfaqur me një look ndryshe.
Ajo ka pozuar me flokët bjonde të shkurtra e balluke dhe duket shume seksi e veshur me recipeta sportive e xhinsa.
Lajmi u dha nga vetë moderatorja me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se është shume emocionuar që është në kopertinën e “Modda Turkey”.
“E emocionuar të ndaj me ju kopertinën dhe revistën ekskluzive për revistën turke Modda Turkey”– shkroi ajo.
Ky është një tjetër sukses për Luanën, e cila është një ndër moderatoret më të pëlqyera në Shqipëri dhe që po synon të “pushtojë” edhe tregun muzikor.