Lori ka rrëfyer përvojën e saj në karantinë.
Blogerja e njohur Lori Hoxha është një përdoruese e rregullt e rrjetit social Instagram, dhe së fundmi ka shfrytëzuar opsionin pyetje/përgjigjet.
Njëri nga ndjekësit e kishte pyetur atë se si ishte përvoja e saj gjatë javëve të izolimit.
Ajo zbuloi se 3 javët e para të vetë izolimit nuk ishin aspak të lehta për të.
“3 javët e para ishin të vështira për mua që të ambientohesha em faktin se do isha e vetme me mendimet e mia. Por më pas fillova të bëj disa ndryshime, të punoja në projekte të ardhshme dhe ndiqja trajnime online që më ndihmonin me gjendjen mendore. Në përgjithësi nuk do e rekomandoja si eksperiencë, por që nuk ishte dhe aq keq”.