Presidenti Ilir Meta ka postuar një video të disa viteve më parë kryeministrit Edi Rama kur flet për ndërhyrjet në Kushtetutë për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. “Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti” shkruan Meta.
Por cfarë thoshte Edi Rama në 2012, 4 vite pas ndryshimit të sistemit zgjedhor të 2008? “Askush të mos presë dhe mendojë që PS-ja do të ndërhyjë në Kushtetutë me nxitimin që ndërhyri 4 vite më parë. Në asnjë mënyrë jo, ne jemi të bindur se gjithmonë të bëjmë gabime, por ajo që e dallon një forcë të pjekur nga një forcë aventurash është se bën gjithmonë gabime të reja jo të përsëritura” thoshte Rama.