Listat e hapura dhe ndalimi i koalicioneve, Meta flet para takimit me Bashën: Shpresoj mos të bëhet një faj më i rëndë se ai i 2008

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka postuar një video të disa viteve më parë kryeministrit Edi Rama kur flet për ndërhyrjet në Kushtetutë për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. “Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti” shkruan Meta.

Por cfarë thoshte Edi Rama në 2012, 4 vite pas ndryshimit të sistemit zgjedhor të 2008? “Askush të mos presë dhe mendojë që PS-ja do të ndërhyjë në Kushtetutë me nxitimin që ndërhyri 4 vite më parë. Në asnjë mënyrë jo, ne jemi të bindur se gjithmonë të bëjmë gabime, por ajo që e dallon një forcë të pjekur nga një forcë aventurash është se bën gjithmonë gabime të reja jo të përsëritura” thoshte Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu