Linda Halimi është dëshmi se mund të arrini gjithçka që dëshironi nëse keni dëshirë dhe vullnet të madh për ta bërë.
Këngëtarja është e njohur për transformimin e madh që ka bërë në dukjen dhe format e saja trupore, dhe e gjitha kjo falë përkushtimit të madh.
Ajo tash me krenari shpërndan imazhe në rrjetet sociale duke vënë në plan të parë linjat e saja trupore për të cilat ia kanë lakmi.
Dhe për të arritur diçka të rëndësishme duhet angazhim i madh. Pikërisht ky është hashtagu që Linda e ka përdorur në publikimin e saj të fundit.
Për më shumë, ajo është nënë e një vajze nga lidhja me Big D, mirëpo kjo nuk vërehet në fizikun e këngëtares.