Lidhjet nuk janë asnjëherë një udhëtim I qetë, ato kërkojnë punë dhe përkushtim.
Ato kërkojnë përballje dhe sakrificë për të ndërtuar një lidhje të shëndetshme, të lumtur dhe lidhje që zgjatë.
Asnjë lidhje nuk është përfekte. Secila prej tyre i ka baticat dhe zbaticat e veta , dhe të dy partnerët kanë obligim që përkushtohen dhe të punojnë së basku për të tejkaluar sfidat dhe problemet që mund të dalin në rrugë e të cilat mund ta shpiejnë drejtë përfundimit lidhjen e tyre.
Lidhjet e shëndetshme dhe tëe kënaqshme kërkojnë nga të dy partnerët që të lenë të kaluarën dhe të përkushtohen për të ardhmën e përbashkët. Ata duhet të lirohen nga dhimbja,humbja dhe dështimet e së kaluarës.
Lidhjet e forta dhe të lumtura nuk janë të arritshme lehtë. Për tu arritur ato kërkojnë shumë punë, kohë, durim, mirëkuptim, besim, respekt, vullnet për të bërë sakrificë dhe compromise.
Një lidhje që nuk i përfshinë këto sakrifica është e dëstinuar të dështoj.
Por, më e rëndësishmja është që, duhet dashuri për të ndërtuar një lidhje të fortë, kuptimplote dhe të sukseshme. Vetëm qiftet që nuk dorëzohen dhe nuk heqin dorë i tejkalojnë turbulencat dhe e bëjnë lidhjen e tyre edhe më të fortë e më të mirë.
Një lidhje e tillë mund të arrihet vetëm kur ju e pranoni parnterin tuaj për atë që është. Kur ju jeni I vetëdijshëm për të gjitha dobësitë, shprehitë, dhe teket. Ju duhet ta përqafoni personalitetin e tij/saj në vend që ta paragjykoni atë.
Një lidhje e mirë mund të arrihet në rastet kur ju e pranoni se partneri juaj nuk është përfekt, por ju e trajtoni si të tillë.
Dashuria nënkupton lënien e hapësirës suaj komforte, por nënkupton sakrificë për të ndarë nevojat, dëshirat dhe lumturinë tënde me dikë tjetër.
Dashuria e vërtetë nënkupton tejkalimin dhe nxjerrje të mësimit nga gabimet dhe ecja përpara. Ajo nënkupton investimin në kirijimin e momenteve sa më të këndshme në dashurinë tuaj.