Liam Payne ka pranuar se ish- e dashura e tij Cheryl Cole, është akoma personi ”më i rëndësishëm” në jetën e tij.
Këngëtari 26-vjeçar u nda nga Cheryli vitin e kaluar, por ai akoma ndihet ”me fat” që e ka përreth nënën e djalit të tij dy- vjeçar Bear.
Ish-këngëtari i One Direction madje bëri shaka se ai dhe Cheryli mund të kthehen së bashku, nëse ajo luan kartat e saj ashtu si duhet.
Liam ishte vetëm 23 vjeç kur u bë baba dhe ai pranoi se ishte i shqetësuar nga presionet.
“Të bëhesh baba në një moshë kaq të re, është një gjë kaq e vështirë”, tha Liami.