Loredana mund të përballet me dëbimin në Kosovë.
Reperja është në kulmin e karrierës në muzikë, por e njëjta nuk po ndodh në jetën e saj private, shkruan Heute.at.
Loredana është tashmë artistja më e suksesshme e të gjitha kohërave në Zvicër, madje e ka kaluar edhe yllin botëror DJAntonie. Sidoqoftë, reperja tani mund të përballet me dëbim.
Arsyeja për këtë është pretendimi për mashtrim nga Loredana. Një vit më parë bëri bujë lajmi që reperja ka marrë gati 1 milion euro nga një mashtrim.
Pretendohet se ajo ka marrë shuma të mëdha parash nga viktima Petra Z. për muaj të tërë. Në qershor, Loredana do të merre në pyetje përsëri për çështjen në gjykatë.
Sipas Heute.at, reperja mund të paguajë shumën e kërkuar, por gjithashtu të rezultojë me dëbim. Kjo ngase Loredana nuk ka pasaportë zvicerane.
Reperja aktualisht është qytetare e Kosovës. Në vitin 2013, ajo thuhet të ketë aplikuar për nënshtetësi zvicerane, por nuk e ka marrë atë.
Arsyeja për këtë është e paqartë.
Kjo nuk do të ishte hera e parë që Zvicra ka deportuar një artist. Në shkurt të vitit të kaluar, reperi Besko u internua në Prishtinë pasi vuante dënimin me gjashtë vjet burg për grabitje të armatosur dhe vjedhje.