Udhëhiqen me instinktet shtazore?
Femrave u janë më joshës meshkujt në ndjenjat e të cilëve nuk janë të sigurta, sesa ata të cilët nuk i fshehin emocionet, ka treguar hulumtimi i publikuar në universitetet Virginia dhe Harvard.
Damat kanë marrë për detyrë të shikojnë 20 profile të meshkujve në “Facebook”, ndërsa rezultatet flasin që interesantë u janë dukur meshkujt e paarritshëm, përkatësisht ata të cilët nuk kanë shfaqur interesime për to
Për të realizuar më vonë suksesin në lidhje, njerëzit duhet të përpiqen të jenë misteriozë në mënyrë që të rrisin interesimin e partnerit për ta, këshillojnë ekspertët.
Psikologët konstatojnë që njerëzit në zgjedhjen e partnerit udhëhiqen me instinktet shtazore.
Sipas këtyre instinkteve, emocionalja është “plaçkë” e lehtë, ndërsa ndjenja që dikush ju është i paarritshëm paraqet sfidë e cila jep nxitje për ta bërë për vete.