Unitedi kërkon një tjetër mbrojtës, pasi ekziston shqetësimi për formën e Lindelof

0
Gjigandi

Manchester Unitedi planifikon të transferojë një qendërmbrojtës të ri gjatë verës, në mënyrë që t’i konkurrojë Victor Lindelofit.

25-vjeçari ka munguar vetëm në tri ndeshje të Ligës Premier këtë sezon duke formuar një partneritet relativisht solid me Harry Maguire.

Ndërsa në total, prej se u transferua nga Benfica në fillim të sezonit 2016/2017, ai ka regjistruar më shumë se 100 paraqitje për Djajtë e Kuq.

Megjithatë, sipas ESPN, ka dyshime për formën e suedezit, prandaj Ole Gunnar Solskjaer dëshiron t’i krijojë konkurrencë në mënyrë që të angazhohet më shumë.

Një shënjestër e mundshme është Mohammed Salisu i Real Valladolidit, i cili ka një klauzolë prej 12 milionë eurosh. Transferimi i tij do të thoshte se Marcos Rojo dhe Chris Smalling do të largoheshin përgjithmonë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu