Mbrëmë në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, është gjetur i vetëvrarë Behar Morina, i cili ishte një tupanxhi i njohur.
Behar Morina, daullisti i njohur nga Gjakova edhe si ‘Behar Show’ i cili ka përcjellur ndër vite orkestrinën e njohur gjakovare të Buxhovit që e shoqërojnë duetin e mirënjohur Doli-Jetishi.
Madje mbrëmë mediat mësuan se ishte vetë Shkëlzen Jetishi, i cili e kishte gjetur të vetëvrarë Beharin, e që u shpreh tejet i tronditur nga vdekja e tij.
Behari njihej si një njeri mjaft gazmor dhe në të shumtën e rasteve shihej vetëm i buzëqeshur.
Ndërsa sot, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Kujtojmë që i ndjeri, në moshën 38 vjeçare, ka lënë prapa, babain, bashkëshorten dhe dy vajza.