Ermal Hoxha me shaka ka thënë se bashkëshortja po e spiunonte në telefon.
Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta janë çift shumë i komentuar në shtypin rozë.
Së fundi, ata ishin të pranishëm në premierën e fimit “Fallco” të Bes Kallakut, ndërsa paparacët ua shkrepën disa fotografi.
Në një prej tyre, Rezarta shihet duke e ‘vëzhguar’ Ermalin, i cili po e mbante telefonin në duar.
E këtë foto e publikoi vetë bashkëshorti i këngëtares, ndërsa mbishkrimi që ia la fotos është “Kur të spiunon gruaja me stil, por ja nxjerr të palarat”.
Ndërsa, Rezarta i tha se nuk është ashtu si duket.