Kjo është temperatura ideale e frigoriferit: Që artikujt të mos prishen!

0
Gjigandi

Kushtoni kujdes!

A po ju prishet ushqimi më shpejt se zakonisht? Kur e nxirrni akulloren nga frigoriferi a i ngjason supës?

Nëse përgjigjja është po, ndoshta duhet të duhet ta rregulloni temperaturën e frigoriferit dhe frigoriferit me ngrirje të thellë.

Temperatura ideale e frigoriferit

Sipas të dhënave të FDA-së, temperatura e frigoriferit tuaj duhet të jetë në 4 gradë Celsius ose nën 4, ndërkaq temperatura e frigoriferit me ngrirje të thellë duhet të jetë minus 18 gradë Celsius.

RonaTyra

Edhe pse disa frigoriferë dhe frigoriferë me ngrirje të thellë janë të pajisur mirë, disa mbase nuk e kanë të montuar termometrin.

Nëse nuk e kanë, termometrat e aparateve përgjithësisht janë të lirë dhe mund të gjenden në shumicën e shitoreve të aparateve të kuzhinës.

Nëse e mbani frigoriferin në temperaturë optimale, jini të sigurt që artikujt tuaj dhe ushqimet e mbetura do të qëndrojnë më gjatë, pra kjo është një ndër mënyrat më të thjeshta që të pengoni sëmundjet të cilat shkaktohen për shkak të konsumimit të qumështit të prishur, vezëve dhe produkteve të qumështit.

Edhe pse ngrirja e drejtë është mënyra e shkëlqyeshme për depozitimin e gjërave siç është mishi, FDA-ja thotë që kjo ndikon në “butësi, shije, aromë dhe ngjyrë, nëse është e ngrirë një kohë të gjatë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu