Thashethemet se çifti do të ndahet janë rritur shumë kohët e fundit. Por 39-vjeçarja ishte pranë partnerit të saj në “Ditën e Babait”.
Kim festoi me Kanye, 43 vjeç, duke ndarë një foto të ëmbël familjare me fëmijët e tyre North, 7 vjeç, Saint, 4 vjeç, Chicago, 2 vjeç dhe Psalmi, 1 vjeç.
Ajo shënoi: “Gëzuar ‘Ditën e Baballarëve’ për babanë më të mirë !!!! Faleminderit që e ke bërë jetën kaq shumë argëtuese! Ti u jep fëmijëve tanë jetën e mrekullueshme! Unë të dua shumë !!!”
Kim gjithashtu ndau një snap të ëmbël të Kanye duke pozuar me babin e tij Ray së bashku me djemtë, Saint dhe Psalmin.
Pavarësisht se postimi ishte për Kanye, ishte fëmija i tyre i madh, North, që vodhi gjithë vëmendjen me veshjen e saj të lezetshme.
“North duket kaq e rritur”, komentoi një ndjekës.
Kim është e vendosur të bëjë gjithçka që martesa e saj të mos shkatërrohet.
Ajo dhe Kanye u martuan më 24 maj 2014 në një ceremoni të lavdishme, për të cilën thuhet se u ka kushtuar atyre 6 milion dollarë.
Mesazhi në “Ditën e Babait” nuk është përpjekja e parë publike e Kim për të mbyllur thashethemet për divorc.
Ajo gjithashtu kohët e fundit e vlerësoi pafund Kanye në ditëlindjen e tij të 43-të.
Duke ndarë një seri fotografish të tyre së bashku në Instagram, ajo shkroi: “Gëzuar ditëlindjen Mbretit tim”.
“Jeta nuk do të ishte e njëjtë pa ty”.