Këngëtarja e njohur, Kida, është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit në bashkëpunim me Mozzik.
Kënga “PP” është pritur mirë nga fansat e të dy palëve, duke arritur në shifra të larta me miliona klikime në pak ditë.
Pas suksesit me këngën, Kida duket se ka vendosur t’i japë vetes pak pushim të merituar dhe për këtë ka zgjedhur bregdetin e Malit të Zi.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi mjaft atraktive nga Budva, ku shihet me bikini teksa vë në pah linjat e saj trupore.
Pëlqimet dhe komentet nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj.
Përndryshe, Kida ashtu si çdo koleg i saj nga estrada shqiptare ka mbetur këtë verë pa koncerte, për shkak të dështimit të sezonit veror si rrjedhojë e masave mbrojtëse për pandeminë coronavirus.