Flamengo fiton titullin e 36-të kampion në Brazil

0
Gjigandi

Ekipi i Flamengo ka fituar titullin kampion në Brazil për të 36-ën herë në historinë e tij.

Skuadra braziliane fitoi 2-1 takimin e parë ndaj Fluminense dhe më pas 1-0 edhe atë të kthimit në finalen e dyfishtë.

Dy fitore që i japin titullin kampion të kampionatit “carioca” skuadrës së Flamengo, që këtë sezon ka fituar edhe Kupën Libertadores, Recopa dhe Superkupën braziliane.

Skuadra braziliane drejtohet nga trajneri portugez Jorge Jesus, që ka treguar se është njeriu i duhur për Flamengo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu