Kevin Hart ishte paditur prej 60 milion dollarësh, nga një grua për filmimin e një takimi seksual pa dijeninë e saj, por çështja është hedhur poshtë nga një gjykatës.
Montia Sabbag pretendon se ajo bëri seks me Hart në dhomën e tij të hotelit në Las Vegas në vitin 2017 dhe ajo thotë se pa dijeninë e saj, ai la një mik në dhomë për të vendosur kamera.
Page Six raporton se padia u hodh nga një gjykatës federal në Kaliforni më 1 maj sepse ishte sjellë në një vend të gabuar.
Sidoqoftë, çështja nuk u mbyll, kështu që Sabbag mund të paraqesë përsëri rastin në juridiksionin e duhur. Meqenëse ajo, Hart dhe Xheksoni banojnë të gjithë në Kaliforni, ajo mund të paraqesë padinë në gjykatat civile lokale në krahasim me një gjykatë federale.
Kevin më parë kishte mohuar vendosjen e kasetës, por më vonë ka kërkuar falje për gruan e tij Eniko Parrish.
Ai tha se nuk do të lejonte që një person të përfitonte nga gabimet e tij.