Këto katër shenja tregojnë se ai është një mashkull i vërtetë dhe i besueshëm

0
Gjigandi

Të gjitha vajzat e kanë në mendjen e tyre idenë e mashkullit ideal, të cilin shpresojnë ta gjejnë një ditë dhe ta kalojnë të gjithë jetën me të

Disa vajza preferojnë meshkuj të gjatë, disa më të shkurtë. Disa preferojnë dikë me të cilin argëtohen, ndërsa tjerat dëshirojnë dikë me të cilin mund ta ndajnë anën më të errët të tyre.

Por, pavarësisht çfarë trajta të personalitetit apo atribute fizike preferoni, një gjë që është thelbësore për çdo vajzë, është besueshmëria e mashkullit.

Prandaj, nëse dëshironi të siguroheni se mashkulli juaj është i besueshëm, shikoni a i ka këto shenja.

Intimiteti nuk është vetëm 20 minuta nën çarçafë

RonaTyra

Mashkulli i cili nuk ka shumë ide se çfarë të flet, ose nuk planifikon takime romantike me ju, por është i lumtur çdo herë që jeni nën çarçafë, nuk është mashkulli i duhur.

Pas seksit ai do të rikthehet ai që ishte, pa interes dhe i mbyllur në vete.

Mashkulli i përsosur e përcjell një orë të intimitetit me një natë të tërë të bisedave të gjata dhe përqafimeve.

Keni qasje në shtëpinë e tij

Askush nuk dëshiron pengesa në jetën e tyre, dhe nuk dëshiron që t’i jap dikujt qasje të përhershme në shtëpinë e vet.

Prandaj, nëse partneri juaj të ka besuar mjaft sa për ta japë çelësin e shtëpisë, atëherë padyshim që është shenjë e besueshmërisë që ka ndaj teje.

Të telefonon dhe dërgon mesazhe në kohë të rëndomta

Ndoshta ka qenë i zënë tërë ditën në punë dhe nuk pritni t’ju telefonoj apo diçka e tillë, por pikërisht atëherë ai e bën këtë.

Në periudhën ku është i “varrosur” në punë dhe tensionet janë të larta, ai mban mend t’ju thërret dhe t’ju tregon se është duke menduar për ju.

I ka treguar të gjithë shoqërisë për ty

Nuk krijon panik kur shokët e tij të kolegjit e shohin me ty, dhe të njofton me çdo njeri që e njeh.

Shoqëria e tij din gjithçka për ty, duke filluar nga ajo se qysh jeni takuar e deri te mënyra se si ka rënë në dashuri me ty.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu