Këto janë ‘truket’ për t’u dukur 10 vjet më e re

0
Gjigandi

Të kujdesesh për veten është nganjëherë një ‘sfidë’ e vërtetë. Këto janë disa nga truket që do ju bëjnë të ndiheni dhe dukeni 10 vjet më e re.

Ndriçoni flokët tuaj

E rëndësishme është të kujdesesh përherë për flokët, modelin, pastërtinë dhe shkëlqimin e tyre.  Në të vërtetë, asgjë nuk mjafton për të modernizuar një flok tepër të zbehtë. Kujdes gjithsesi nga permanentet me shumë kaçurrela dhe shumë përpunime, nga kolorimet tepër të gjalla ose tepër të errëta. Me kalimin e viteve zakonisht rekomandohet të çelen flokët me një apo dy tone për të ëmbëlsuar fytyrën.

Mos hezitoni të dilni nga rutina. Nëse keni kohë të ngjyrosni flokët, pse të mos bëni një ndryshim nuancash? Në këto raste këshillohet të zgjidhni një ngjyrë disi më të çelët se baza juaj natyrale dhe të vazhdohet me pas me etapat  e tjera.

Ndërrroni syzet

RonaTyra

Pas 40 vjetësh është disi frekuente mbajtja e syzeve. Nëse ato janë démodé ose nuk ju përshtaten me fytyrën, me siguri do dukeni më e plakur. Konsiderojini syzet si një aksesor mode dhe ndërrojini ato shpesh. Së fundi, mendoni edhe për lentet e kontaktit.

Rregulloni makijazhin

Nuk ja vlen barra qeranë të mbuloni rrudhat tuaja nën një shtresë krempudre të trashë. Përkundrazi, vini theksin mbi lehtësinë, harmoninë dhe qartësinë.

Nëse keni luajtur përherë me natyralen, kaloni tek ngjyrat për ta bërë më të qeshur fytyrën. Ngjyrat tepër të errëta ju vjetërojnë, përkundrazi, hijet dhe pudrat e lehta krijojnë përshtypjen e një pëlhure të lehtë mbi fytyrë. Për sytë dhe gojën përdorni ngjyrat e ëmbla, disi të thyera (kafe në të kuqe, bezhë, portokalli). Ndërsa në vend të rimelit dhe lapsave të zinj, preferoni kafin, grinë, apo blumarinin.

Përdorni një krempudër të lehtë dhe mos hezitoni të vendosni atë mbi sy dhe buzë.

Bëjeni lëkurën të re

Mjekësia estetike zotëron teknika të një rinimi të lehtë.

Për më tepër shkëlqim, mendoni për acidin glikoliktë cilin e gjeni tek dermatologu.

Për të shmangur rrudhat,injeksionet me kolagjen ose acid ialuronic janë mjaft efikase, por efekti i tyre zgjat vetëm disa muaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu