Këshilla si ta kultivoni borzilokun në shtëpi

0
14
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Borziloku është bimë erëzash e cila përdoret shumë në kuzhinë. Më i mirë është kur është i freskët

Kultivimi i borzilokut nuk kërkon shumë kujdes, është mirë ta keni gjithmonë afër, sepse kjo erëz e popullarizuar mund t’ia përmirësojë shijen pothuajse çdo gjelle

Lajmi i mirë është që pikërisht tani është koha ideale për mbjelljen e borzilokut në gota, filxhan apo në saksi në ballkon, në dritare të kuzhinës apo në tavolinë.

Si ta kultivon suksesshëm borzilokun…

Farat apo fidanët e borzilokut më së miri është të mbillen tani në pranverë, nga mesi i prillit deri në fund të majit. Farat i qitni në dhé të lagësht, përafërsisht në thellësi prej 5 milimetrash dhe pas një jave, do t’i shihni rezultatet.

Për të kultivuar më shumë fidanë në një vazo, distanca midis çdo fidani duhet të jetë rreth 30 centimetra.

Borziloku nuk kërkon shumë, mirëpo megjithatë ekzistojnë disa gjëra të cilave duhet kushtuar kujdes. Pra, nëse mbillni borzilok në vazo, është me rëndësi që vazoja të ketë kullim të mirë uji.

Gjithashtu, borzilokun mbajeni afër dritareve dhe burimit të energjisë në mënyrë që të marrë sasi të mjaftueshme rreze dielli.

Shmangeni nga rrymimi i ajrit, si edhe mos e lini në afërsi të drejtpërdrejtë të radiatorit apo të ndonjë burimi tjetër nxehtësie.

Kur është fjala për ujitje, borzilokun duhet ujitur vetëm kur të shihni që dheu i është tharë tërësisht. Në kohën e nxehtësive të mëdha, mund ta ujitni çdo ditë.

Veçoritë shëruese

Përdoret si ujë për shpëlarjen e gojës dhe fytit, dush për rritje të energjisë dhe për largimin e shenjave të lodhjes nga sytë. Po ashtu është i shkëlqyeshëm në luftën kundër çrregullimeve të tretjes.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu