Me rastin e Muajit të Shenjtë të ramazanit, Gold AG dhe Kreshnik Avdiu sjellin këngën “Allah”

0
Me rastin e Muajit të Shenjtë të ramazanit, Gold AG dhe Kreshnik Avdiu sjellin këngën “Allah”
Gjigandi

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ditë më parë paralajmëroi një befasi për fansat me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Fjala është për një këngë të re me motive fetare, të cilën ai e ka sjell në bashkëpunim me këngëtarin Kreshnik Avdiu.

“Allah” mban titullin kjo këngë, e cila është e zhanrit baladë.

Vija melodike është punuar nga Kreshnik Avdiu, i cili ka shkruar gjithashtu edhe tekstin në bashkëpunim me reperin nga Presheva.

RonaTyra

Foto: Gold AG/YouTube

Ndërkohë, orkestrimi është realizuar në studion e Artan Kastatit.

Gold AG disa herë ka sjell këngë me motive fetare, duke dëshmuar se është një mysliman i devotshëm.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Gjilani, Urban Graphics.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu