Rikthehet diskutimi Bora-Donald, Arbana: Ajo ka tentuar t’i dërgoi sinjale dhe gjëra fshehurazi

0
Rikthehet diskutimi Bora-Donald, Arbana: Ajo ka tentuar t’i dërgoi sinjale dhe gjëra fshehurazi
Gjigandi

Sonte (e martë) po mbahet emisioni i radhës i post Big Brother VIP, në të cilin ish-banorët kanë rikthyer disa prej diskutimeve dhe situatave që kanë ndodhur brenda shtëpisë së famshme.

Në këtë mbrëmje gjithashtu u diskutua për raportin e Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj, pasi të dy ishin miq të mirë gjatë qëndrimit në shtëpi, por raporti i tyre nuk vazhdojë njëjtë edhe pas eliminimit të saj.

Lidhja e Donaldit me Beatrixën pas largimit të Semit, bëri që kjo e fundit të dalë kundër aktorit, pasi i njëjti më parë ishte në një romancë me prezantuesen Bora Zemani.

Duke qenë një mikesh e ngushtë me Borën, Semi ishte kundër marrëdhënies së Donaldit dhe Beatrix, lidhja e të cilëve u komentua dhe mori vëmendje të madhe publike.

Në lidhje me raportin e saj me Donaldin, Semi tha se ajo nuk hyri që të fitonte, dhe në një mënyrë ajo ka luftuar që ai ta fitonte Big Brother VIP.

RonaTyra

Tutje, debati vazhdojë edhe për atë që Donaldi kishte pritur një sinjal nga Bora pas takimit të tyre romantik, por që nuk e mori, ishte Arbana Osmani ajo që deklaroi se moderatorja kishte tentuar ta bënte një gjë të tillë fshehurazi pa paralajmëruar produksionin.

“Bora në asnjë moment nuk ka ardhur në produksion të thotë se dua ti them diçka Donaldit, një gjë të tillë e ka bërë bashkëshortja e Iliri, në një moment është mërzitur ka kërkuar që t’i thotë diçka Ilirit, por Bora ka kërkuar t’i fus gjëra fshehurazi Donaldit gjë që nuk lejohet në këtë produksion dhe gjithashtu ka pretenduar që produksioni t’i tregojë Donaldi një mbështetje që ajo po ja jepte përmes Instagramit të saj që, ka dashur të fus byzylykë fshehurazi”, ka thënë Arbana. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu