‘Mjerë ata që më kanë afër’; Olta Boka qenka një nënë shumë, po shumë posesive!

0
Gjigandi

Më 15 korrik Olta Boka dhe partneri Iv Rrokaj u bënë prindër për herë të parë, teksa mirëpritën në jetën e tyre vajzën Gaia.

Teksa ka kaluar vetëm një javë nga të bërit mami, Olta nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se ajo është një mami shumë posesive dhe nisur nga kjo edhe Olta vetë ‘ua qan hallin’ atyre që po i rrinë pranë këto momente.

“Nuk e dija që isha kaq posesive, protektive! Mjerë njerëzit që janë afër meje këtë periudhë!”; shkruan aristja në një postim në instastory.

Duke patur parasysh natyrën diskrete të këngëtares dhe posesivitetin me të cilin e përshkruan ajo veten si nënë e re, kemi përshtypjen se do të jetë e largët dita kur mami Olta të ndjajë me publikun imazhin e së bijës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu